Vazhdon aksioni “Brezovica”, prokuroria thotë se po bëhen inspektime

Vazhdon aksioni “Brezovica”, prokuroria thotë se po bëhen inspektime

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është duke vazhduar inspektimi në zonën e Brezovicës, që është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme në rastin e njohur si “Brezovica”.

Sipas Prokurorisë, inspektimi po bëhet në koordinim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Prakut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kujtojmë se aksioni i njohur si “Brezovica” filloi më 21 dhjetor 2021 dhe deri më tani janë arrestuar mbi 30 persona.

Shpërndaje në: