Vazhdon befasia e këndshme – Malisheva fiton ndaj Feronikelit

Vazhdon befasia e këndshme – Malisheva fiton ndaj Feronikelit

Malisheva ka bërë një tjetër ndeshje të mirë në kuadër të Superligës së Kosovës.

Në një ndeshje aspak të lehtë në letër, skuadra e Malishevës ka arritur që të marrë tri pikë, shkruan Periskopi.

Malisheva shënoi fitore me rezultatin minimal 1:0, në përballje me Feronikelin.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 64’ dhe erdhi nga Vitija, përcjell Periskopi.

Kjo fitore e dërgon Malishevën në kuotën e 10 pikëve, kurse Feronikeli mbetet  me gjashtë pikë në pesë ndeshje të luajtura. /Periskopi/

Shpërndaje në: