Vazhdon dhuna nëpër familjet kosovare, gratë po sulmohen fizikisht

Vazhdon dhuna nëpër familjet kosovare, gratë po sulmohen fizikisht

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar në polici disa raste të dhunës në familje nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë e Fushë Kosovë

Në Fushë-Kosovë dhe Prishtinë dy të dyshuar kanë sulmuar bashkëshortet e tyre fizikisht.

“Fushë Kosovë 31.10.2021 – 08:00 Më 05.11.2021 është paraqitur në polici viktima femër kosovare dhe ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

“Prishtinë 05.11.2021-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”

Sulm tjetër fizik ndaj bashkëshortes së tij ka kryer i dyshuari i cili gjendet në arrati sipas policisë.

“Prishtinë 05.11.2021-15:30 Viktima femër kosovare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.

Shpërndaje në: