Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës

Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës

Edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafa në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kjo do të jetë dita e katërt e gjykimit të Mustafës dhe do të fillojë në orën 9 e 30.

Kujtojmë se dje ka vazhduar dëshmia e dëshmitarit të parë në këtë proces.

Edhe vetë Salih Mustafa mori fjalën në këtë seancë ku tha se kohëve të fundit është stresuar, por pjesa tjetër e deklaratës së tij u cilësua me përmbajtje të redaktuar dhe nuk ishte e hapur për publikun.

Shpërndaje në: