Vazhdon gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë

Vazhdon gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë

Në Gjykatën Speciale sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020.

Shpërndaje në: