Vazhdon katastrofa te Kombëtarja e Kosovës: Pas lëndimit të Rashicës, top mesfushori thyen dorën

Vazhdon katastrofa te Kombëtarja e Kosovës: Pas lëndimit të Rashicës, top mesfushori thyen dorën

Herolind Shala i është bashkuar listës së të lënduarve të Përfaqësuesja e Kosovës.

Kosova është nikoqire e Çekisë në ndeshjen e vlefshme eliminatore për Euro 2020, e cila pritet të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.Ky takim pritet të fillojë nga ora 15:00 dhe llogaritet ndër më vendimtarët për fatin e Kosovës në këto eliminatore, transmeton Periskopi.

Megjithatë, Dardanët nuk e kanë fatin në anën e tyre, pasi shumë lojtarë kryesor të skuadrës janë të lënduar.

Trajneri Bernard Challandes ka kokëdhimbje pasi më parë u lënduan dyshja titullare Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli, ndërsa para disa ditësh edhe Milot Rashica.

Por, kjo nuk ka mjaftuar pasi trajneri zviceran sot (e enjte) gjatë ditës ka marrë edhe një lajm të hidhur nga infermieria.

Edhe mesfushori luftarak, Herolind Shala ka pësuar lëndim gjatë stërvitjeve me klubin e tij Valarenga.

Është vet klubi norvegjez që ka njoftuar me anë të faqeve të tyre zyrtare se mesfushori i Kosovës ka thyer dorën. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: