Vazhdon nepotizmi në Qeverinë Kurti: Nagavci e “rehaton” nënën e këshilltares së saj në Këshillin drejtues të Universitetit të Gjakovës

Vazhdon nepotizmi në Qeverinë Kurti: Nagavci e “rehaton” nënën e këshilltares së saj në Këshillin drejtues të Universitetit të Gjakovës

“Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat, s’ka dasma nëpër ministria”, kështu kishte thënë Albin Kurti në njërin nga tubimet e tij elektorale, teksa ishte kandidat për kryeministër. Megjithatë, me marrjen e pushtetit, u bënë edhe shumë emërime të të afërme të funksionarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Periskopi.

Së fundi, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e “rehatoi” në Këshillin drejtues të Universitetit të Gjakovës, nënën e këshilltares së saj.

Periskopi ka sigururar vendimin e Ministrisë së Arsimt, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ku emërohet anëtare e Këshillit drejtues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Again”, Valbona Puka-Gola.

 

Arrita Gola, këshilltare në kabinetin e ministres Nagavci, së bashku me nënën e saj, Valbona Puka-Gola

Kjo nuk është hera e parë që ministrja Nagavci bënë emërime të tilla. Ajo e kishte futur në punë në Ministri edhe motrën e saj. Në hartimin e Planit Strategjik të Arsimit 2022-2026, në grupet punuese të angazhuara nga MASHTI, pjesë e njërit prej grupeve figuroi të jetë si e angazhuar edhe Krenare Lleshi, motra e ministres aktuale të Arsimit, Arbërie Nagavci.

Këto janë vetëm disa nga emërimet e familjarëve të Qeverisë, që Kurti dikur thoshte se fisi është për dasma e jo për ministri./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: