Vazhdon përkrahja ndaj Daut Haradinajt, pritje madhështore për të në këtë pjesë të kryeqytetit

Vazhdon përkrahja ndaj Daut Haradinajt, pritje madhështore për të në këtë pjesë të kryeqytetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj aktivitetet e fushatës për ditën e sotme e ka përfunduar me pronarët me banorët e fshatit Sharban dhe Bardhosh, të cilët të shumtë në numër i dhanë përkahje të parezervë Haradinajt drejt të parit të kryeqytetit Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se ishte i nderuar që aktivitetin zgjedhor të sotëm ta mbyll me familjen e nderuar Rexhepi.

Postimi i plotë:

Sot e mbylla ditën në familjen e nderuar Rexhepi nga Sharbani. Te Lutfiu, Nazmiu dhe Fahriu, djemtë e Haxhi Nuhës, familje e nderuar dhe gastronomë të mirënjohur ku ishin prezent dhjetëra miq e dashamirë. Respekti për këtë familje dhe këta miq përkrahës, do të ekzistojë gjithmonë mes nesh. Faleminderit për mikpritjen!

Shpërndaje në: