Vazhdon pritja e refugjatëve në Idomeni

Vazhdon pritja e refugjatëve në Idomeni

Vazhdon pritja e refugjatëve në Idomeni, në kushte të vështira për shkak të mbylljes nëntë ditëshe të “Rrugës Ballkanike”, numri i të cilëve tejkaloi shifrën prej 15 mijë personash dhe të cilët po qëndrojnë në kushte të vështira.

Koordinatori i Komiseriatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Idomeni, Babar Baloch, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tregoi se nuk ka asnjë përmirësim në kamp, dhe se reshjet e shiut në ditët e fundit kanë bërë që kushtet edhe më tepër të përkeqësohen.

“Nuk ka asnjë përmirësim në situatën tashmë të keqe në kamp. Shiu i cili ra në ditët e fundit i vështirësoi kushtet edhe më shumë. Nuk mund të shohim asnjë përmirësim në situatën e tmerrshme e cila është e pranishme një kohë të gjatë”, tha Baloch duke treguar se në kamp gjenden fëmijë të cilët ecin këmbëzbathur.

Baloch tha se moti është shumë i ftohtë dhe nga kjo më së shumti ndikohen refugjatët fëmijë. “Sot temperatura është 6 gradë celsius dhe bie shi. Është një shkallë e cila mund të ndjehet ftohtë”, tha ai.

Baloch duke theksuar se për shkak të motit të ftohtë fëmijët rrinë brenda tendave tha se për shkak të shiut një numër i madh i refugjatëve kanë hyrë në tendat e tyre dhe për këtë shkak është më qetë në krahasim me përpara.

“Nuk ka zvogëlim në numrin e tyre, përkundrazi, vazhdojnë të vijnë nga kampet tjera në Idomeni duke shpresuar se Maqedonia do ti hapë dyert dhe do të mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre”, tha Baloch.

“Kujdesi shëndetësor nuk është i mirë, është e pamjaftueshme. Gjithashtu ka edhe mungesë në ushqim, ndonjëherë mund të hajmë vetëm një senduiç gjatë gjithë ditës”, tha Muhammed Riza nga Afganistani duke theksuar se në vend ndodhet për 26 ditë dhe se për shkak të motit të keq një javë të fundit jetojnë momente të vështira.

Abdullah, një fëmijë refugjat nga Siria, duke treguar se 15 ditë qëndrojnë në Idomeni, duke treguar se ka mungesë në ushqim dhe pije dhe se duhet të presë me orë. “Në 4-5 ditët e fundit është po bie shi. Uji hyn në tendat tona. Flemë mbi baltë. Të gjithë u sëmurëm”, tha Abdullah.

Ai shtoi se edhe motra e tij është e sëmurë por për shkak se duhet të presin në kolonë para tendave për shërbim mjekësor, ende nuk kanë patur mundësi të trajtohet

 

Shpërndaje në: