Vazhdon shkapërderdhja e AKR-së

Vazhdon shkapërderdhja e AKR-së

 

Burime të portalit Sakte.net mbrenda AKR-së bëjnë të ditur se paknaqesi të tjera rreth organizimit të subjektit do të shfaqen edhe ditët në vijim.

Dje edhe kryetari i komunës Imi Ahmeti ka tërhequr vëmendjen që mos të manipulohen qytetarët me mijëra vende pune.

Këtë distancim drejtori Xhemajli e bëri nëpërmjet rrjetit të tijë social facebook.

Postimi i tij i plotë:

Fauz Xhemajli

Të nderuar, distancohem nga deklaratat e fundit të degës së AKR-së në Lipjan për arsye shumë parimore. Ne në Komunën e Lipjanit jemi në bashkëqeverisje tash e tri vite dhe si sukseset ashtu dhe deshtimet janë pjesë e jona e përbashkët. Njekohsisht u njoftoj se edhe pëkunder këtij distancimi vazhdoj të jem pjesë e AKR-së.

Fillimisht koordinatori e tash kryetari i degës Sabit Pacolli kishte premtuar qindra vende pune ,por del që kjo të jetë vetem një dëshirë ngase të kundërtën e sajë e thot kryetari Imri Ahmeti i cili mohon dhe terheqë vemendjen se nuk duhet manipuluar qytetarët për punësimin e mijëra përsonave.

Më tejë Ahmeti shton se:

Në vazhdën e zhvillimt ekonomik të Komunës së Lipjanit dhe tërheqjes së Investitorëve për të investuar dhe krijuar vende të reja të punës në vitin 2016 Komuna e Lipjanit ka sjelle 4 investitorë duke u dhënë pronë komunale për investime.

Njeri ndër ta është edhe “MABCO CONSTRUCTIONS” SH.P.K

Me datë 30.06.2016 në mbledhjen e 31-të të Asamblesë Komunale, Komuna e Lipjanit sipas procedurave të rregullta ligjore, ka dhënë në shfrytëzim pronën e vet në Z.K. Banullë.

Sipas kontratës në mes Komunës së Lipjanit dhe marrësit të pronës do të punësohen 60 përsona. Bazuar në këtë kontratë, marrësi i pronës në shfrytëzim obligohet që të punësuarit në marëdhënie të punës të punësojë me një komision të përbashkët me Komunën sipas Vendimit Komunal Lipjan 15.Nr.464-34451 datë 30.06.2016.

Ne sqarojmë publikun e gjerë se Komuna e Lipjanit u ka dhënë pronë komunale për zhvillim ekonomik investitorëve dhe jo partive politike të cilat së fundi janë duke provuar për të manipuluar qytetarët në dobi të një subjekti politik.

Është e papranueshme nga Komuna e Lipjanit që të përdoren sukseset e Komunës nga ndonjë parti politike dhe të manipulohet qytatari lipjanas.

Por kështu nuk mendon kryetari i sapozgjedhur i AKR-së z.Sabit Pacolli i cili deklaraten e kryetarit Ahmeti e quan të turpshme ,qëndrimet e tij z.Pacolli i ka shfaqur nëpërmjet rrjetit social facebook

Komunës së Lipjanit i pengon Zhvillimi Ekonomik!

Komuna e Lipjanit dje paska thënë se kompania “MABCO CONSTRUCTIONS” SH.P.K po manipulon qytetarët Lipjanas kinse do të gjenerohen vetëm 60 vende të punës.

Është e turpshme dhe jo korrekte se si udhëheqësve të Komunës së Lipjanit u pengon zhvillimi ekonomik, kompania “MABCO CONSTRUCTIONS” do ta hap shumë shpejt fabrikën e këpurdhave të llojit të veçantë në Evropë dhe përfitues të kësaj do të jenë ekskluzivisht qytetari Lipjanas.

I them Komunës së Lipjanit se le të na numëroj se për tre vite sa persona janë punësuar, sa fabrika janë hapur? I them Komunës Lipjanit se cilët janë investitorët të cilët ka tërhequr Komuna? Kompania “MABCO CONSTRUCTIONS” SH.P.K me datë 30.06.2016 në mbledhjen e 31-të të Asamblesë Komunale, Komuna e Lipjanit sipas procedurave të rregullta ligjore, ka dhënë në shfrytëzim pronën e vet në Z.K. Banullë, për të cilën qysh nga atëherë ka filluar punimet për ndërtimin sa më të shpejtë të fabrikës që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të përfitojnë nga kjo fabrikë.

Unë si Kryetarë i AKR-së në Lipjan, ne si AKR-Lipjan përkrahim fuqishëm fabrikën në fjalë, dhe u themi qytetarëve se ju jeni ata të cilët do të përfitoni.

Ju premtoj se kjo është një fillim i suksesshëm, në kuadër të shumë projekteve të suksesshme të cilat kemi nisur. Shumë shpejt do të ti themi jo këtyre deklaratave të motivuara politikisht nga klanet të ndryshme.Ftoj të gjithë qytetarët e Lipjanit që mos të bijen pre e këtyre deklaratave, ku persona të ndryshëm mundohen ta pastrojnë vetveten me kontributin e atyre që mundohen ti japin zhvillim këtij vendi.

Shpërndaje në: