Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Seanca gjyqësore do të fillojë nga ora 08:00 për të vazhduar deri në orën 16:00.

Të premten në rastin e tyre është dëgjuar dëshmitarja eksperte, Anna Myers. Ajo është përgjigjur rreth sinjalizuesve, të drejtave të tyre dhe rregullimit të sinjalizimit përmes ligjeve.

Ata u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Shpërndaje në: