Vazhdon tallja: Qytetarët qesin këngë me vargjet e Kurtit “Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë” (Video)

Vazhdon tallja: Qytetarët qesin këngë me vargjet e Kurtit “Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë” (Video)

Vargjet poetike të ish kryeministrit Albin Kurti drejtuar liqenit të Ujmanit (i njohur edhe si Liqeni Trump dhe Gazivoda) janë bërë objekt talljeje nga një numër i madh qytetarësh që po kontestojnë ultra-nacionalizmin e tij të çuditshëm. 

Në një faqe në Facebook së fundi është publikuar një këngë me vargjet që duket se i bëjnë referencë poetizmit nacionalist të Kurtit për “Ujmanin”.

Aty ekzagjërohet patetizmi i nacionalizmit të Kurtit me vargje që rimojnë ngjashëm me vargjet e këtij të fundit, shkruan Periskopi.

“Ujmani nuk është ujë, ai është tokë.” – thuhet ndër rreshta, ashtu siç kishte thënë edhe kryetari Kurti në përpjekje për të nisur një tjetër kauzë të madhe nacionaliste mbi të cilën ta aktualizonte veten në debatin publik.

Dëgjojeni këngën:

Shpërndaje në: