Vazhdon tersi për Milanin, mbrojtësi kryesor mungon deri në fund të sezonit

Vazhdon tersi për Milanin, mbrojtësi kryesor mungon deri në fund të sezonit

Sikur të mos mjaftojë eliminimi në Kupën e Italisë, Milani duhet të bëjë llogaritë edhe me një dëmtim serioz.

Davide Calabria, mbrojtësi i djathtë i krahut, është dëmtuar ndaj Lazios në pjesën e parë dhe tani duhet të qëndrojë jashtë 2 muaj, praktikisht duke mbyllur sezonin.

Kështu, Gattusos nuk i mbetet veç se të hedhë në fushë Contin, që nuk po shkëlqen, ose veteranin Abate, që është në stol.

‘Rossonerët’ janë duke lufutar për një vend në Ligën e Kampionëve, por me ndeshjet e fundit vështirë të arrihet. /Periskopi/

Shpërndaje në: