Vdekja e 4 rusëve në Shqipëri: Reagon niveli më i larta i shtetit rus, ja çfarë kërkojnë

Vdekja e 4 rusëve në Shqipëri: Reagon niveli më i larta i shtetit rus, ja çfarë kërkojnë

Në Rusi çështja e vdekjes së 4 turistëve nga Moska në një hotel në fshatin Qerret në Kavajë ka shkuar deri në nivelet më të lartë të shtetit rus.

Vetë Alexander Bastrykin kreu i Komitetit Hetues të Rusisë, që është ekuivalente si KLP në Tiranë ka udhëzuar Departamentin Kryesor të Hetimit dhe Mjekësinë Ligjore atje për të marrë informacion nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe të raportojë për të gjitha rrethanat e vdekjes tragjike të shtetasve rusë.

Ndryshe, vdekja e 4 turistëve nga Rusia në Qerret të Kavajës është regjistruar si vrasje,. Materialet hetimore për vdekjen e 4 turistëve rusë janë regjistruar në një procedim pa emër për veprën penale të “Vrasjes”.

Grupi hetimor pas mbledhjes së zhvilluar sot, vendosi të regjistroj hetimin nën këtë akuzë, pavarësisht se nuk kanë dalë në një përfundim, pasi janë në pritje të përgjigjes së analizave të ujit si dhe autopsisë së trupave të katër viktimave.

4 rusët humbën jetën më 15 tetor në një hotel në Qerret të Kavajës.  Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Shtypi rus shkruan se e 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë, pasi janë gjetur pranë pishinës dimërore.

Në momentin kur u gjetën të vdekur ata ishin të veshur me veshje të përshtatshme për pishinë por nuk është e qartë nëse ata u futën aty.

Ndërsa të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.

Shpërndaje në: