Vdekja e burrit me ngjyrë nxit trazira të mëdha në ShBA: Digjet stacioni policor, shumë ndërtesa të dëmtuara
Ka pasur protesta të mëdha në të gjithë Shtetet e Bashkuara për vdekjen e George Floyd.
E gjitha kjo ndodhi si pasojë kur një person me ngjyrë u arrestua dhe më pas vdiq.
Katër oficerë u përfshinë në kapjen e tij dhe njëri prej tyre i mbante vazhdimisht këmbën në qafën e Floyd.
Burri vdiq, por u përpoq të paralajmëronte policinë se nuk kishte mundësi të merrte frymë. Ai vdiq gjatë rrugës për në spital.
Protestat e dhunshme vazhduan edhe më tej.
Sipas CNN, ka protesta në pesë qytete. Në Minneapolis, protestuesit i vunë zjarrin një ndërtese policie.
Zyrtarët e qytetit Minneapolis po u kërkojnë protestuesve pranë një stacioni policie të djegur që të tërhiqen pas sepse materiale eksplozive ka në ndërtesë.
Kishte protesta dhe dhunë edhe në Kentucky.
Shefi i policisë në Minneapolis u kërkoi falje familjes së personit që vdiq në duart e tyre.
Dhe tashmë katër oficerë të policisë në Minneapolis u pushuan nga puna për vdekjen e Floyd pasi doli video nga vendi i ngjarjes.
Në pamjet shfaqet Floyd i shtrirë i prangosur në dysheme me fytyrën poshtë, duke u ankuar, duke kërkuar ndihmë dhe duke përsëritur, “Të lutem, nuk mund të marr frymë”.
Mbrëmjen e së mërkurës, protestuesit në qytet u përleshën me policinë që përdorën gaz lotsjellës për natën e dytë me radhë.
Trazirat, të shoqëruara nga plaçkitja dhe vandalizmi, filluan disa orë pasi kryetari Jacob Frey u bëri thirrje prokurorëve të paraqisnin një proces gjyqësor kundër një oficeri të bardhë të policisë, i cili e rrëzoi Floydin në trotuar.
Shefi i policisë tha që shumica e protestuesve ishin jo të dhunshëm, por se kishte një grup protestuesish të përqendruar në shkaktimin e trazirave.
Departamenti i Drejtësisë tha se një hetim mbi përfshirjen e policisë në vdekjen e Floyd ishte tashmë prioritet.