‘Vdekja e Deharit më e rëndë se vdekjet tjera, drejtësia duhet të flasë’

‘Vdekja e Deharit më e rëndë se vdekjet tjera, drejtësia duhet të flasë’

Në profilin e tij, Haradinaj ka shkruar se vdekja e Deharit është më e rëndë se të tjerat, sepse ka ndodhur në rrethana që ende nuk dihen, andaj duhet të ketë drejtësi, transmeton Periskopi.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt:

Sot jam me prindërit dhe me miqtë e Astrit Deharit dhe e ndajë dhimbjen me ta! Vdekja e tij është më e rëndë se vdekjet tjera, sepse ka ndodhur në rrethana që ende nuk i dimë dhe ajo kërkon drejtësi. Ajo që na duhet në këto momente është që këtë humbje të madhe të Familjes Dehari, të mos e bëjmë edhe më të thellë! Drejtësia e paanshme duhet të flasë shpejt! Për Astritin ruaj kujtimet më të mira, si një djalë me shumë edukatë e mirësjellje. Prehu në qetësi miku im Astrit Dehari! DH

Shpërndaje në: