Vdekja e Papa Françeskut, Abdixhiku shpreh ngushëllime: Një prej frigurave më të rëndësishme të epokës sonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Kreut të Kishës Katolike Romake, Papa Françeskut.
Abdixhiku e vlerësoi lart shërbimin e Françeskut, duke thënë se ishte ndër figurat më të rëndësishme të epokës.
Postimi i plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ju shpreh ngushëllime të gjithë besimtarëve anë e mbarë botës që sot janë në zi, me rastin ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.
“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e Papa Françeskut, kreut të Kishës Katolike Romake.
Papa Françesku me shërbimin shembullor, mbetet një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë.
Figura e tij do të mbetet përherë simbol i përvujtërisë, paqes dhe dashurisë për njerëzimin. Udhëheqja e tij shpirtërore frymëzoi miliona besimtarë në mbarë botën dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës Katolike.
Papa Françesku do të mbetet në kujtesën e mbarë njerëzimit për angazhimin e tij të palodhur për paqe, drejtësi dhe bashkëjetesë.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë, besimtarëve katolikë kudo në botë dhe të gjithë ata që e çmuan dhe e respektuan këtë njeri të madh të paqes dhe dashurisë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”