Vdekja e shtetasit të huaj në Vërmicë, Policia e cilëson rastin si “Vrasje e rëndë”

Vdekja e shtetasit të huaj në Vërmicë, Policia e cilëson rastin si “Vrasje e rëndë”

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një shtetasi të huaj në Vërmicë të Prizrenit.

Viktima është gjetur afër xhamisë së këtij fshati, dhe i njëjti kishte pasur lëndime trupore nga arma e zjarrit.

“Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime trupore. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport.

Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një trup të pajetë (mashkull) ku në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shpërndaje në: