Vdekje e dyshimtë në Mramor, policia gjen një person pa shenja jete

Vdekje e dyshimtë në Mramor, policia gjen një person pa shenja jete

Një person pa shenja jete është gjetur sonte në fshatin Mramor të Prishtinës.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:10 Policia në Prishtinë ka pranuar një informate lidhur me një vdekje te dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion, janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente, nga kompetentet shëndetësore është konfirmuar vdekja e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë në proces”, ka thënë Hoxha.

Shpërndaje në: