Vdekje e dyshimtë në Prizren

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës njofton se një person ka vdekur në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, i njëjti jetonte vetëm dhe është gjetur nga të afërmit pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.