Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prizren.

Policia e Kosovës ka thënë se viktima e gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, shkruan lajmi.net.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Shpërndaje në: