Vdes 23 vjeçarja në Drenas, familjarët fajësojnë vaksinën antiCOVID-19 që e mori tri ditë më herët

Vdes 23 vjeçarja në Drenas, familjarët fajësojnë vaksinën antiCOVID-19 që e mori tri ditë më herët

Një 23 vjeçare në Drenas ka ndërruar jetë, por familjarët e saj thonë se vdekja ndodhi tri ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

Periskopi është duke provuar të kontaktojë me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas për rastin.

Drejtori i QKMF-së në fjalë, Ismet Bogiqi, konfirmoi për Telegrafin se vajza ishte vaksinuar më datën 13 shtator me procedurë të rregullt.

“Vajza është  vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai.

Periskopi po ashtu është duke provuar të kontaktojë familjarët e viktimës për të kuptuar më shumë për rastin. /Periskopi

Shpërndaje në: