Vdes 41-vjeçari që u plagos para një javë në Pejë, rasti po hetohet si “vrasje e rëndë”

Periskopi.com Lajme

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se ka vdekur 41-vjeçari, i cili ishte plagosur para një jave në Kryshec të Pejës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se është rikualifikua rasti nga “vrasje në tentativë” në “vrasje të rëndë.

“Sot me datë 05.07.22 rreth orës 12:00 Policia është njoftuar nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë se viktima I.G. 1981 ka ndërruar jetë. Në konsultim me Prokurorin e shtetit rasti nga Vrasje në tentativë është ri kualifikuar në Vrasje të rëndë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga sektori rajonal i hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë”, thuhet në komunikatë.

Policia ka dhënë edhe detaje se si kishte ndodhur rasti më 28 qershor. Sipas komunikatës, Policia ishte informuar për të shtëna zjarri në afërsi të një lokali.

Nga ky rast ishin plagosur dy persona, derisa ishte arrestuar dhe i dyshuari për rastin.

“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit. Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës, e më pas viktima I.G. 1981 është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ne Prishtinë pasi që kishte lëndime të rënda trupore. Ndërsa viktima tjetër F. G. 1992 ishte lënduar lehtë dhe pas tretmanit mjekësorë është liruar në shtëpi.

Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dhe pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari J.G. (1977). Pas intervistimit të tij me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Më datë 28.06.2022, rreth orës 20:53, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në afërsi të një lokali në fshatin Kryshec/Pejë.

Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit. Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës, e më pas viktima I.G. 1981 është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ne Prishtinë pasi që kishte lëndime të rënda trupore. Ndërsa viktima tjetër F. G. 1992 ishte lënduar lehtë dhe pas tretmanit mjekësorë është liruar në shtëpi.

Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dhe pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari J.G. (1977). Pas intervistimit të tij me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Sot me datë 05.07.22 rreth orës 12:00 Policia është njoftuar nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë se viktima I.G. 1981 ka ndërruar jetë. Në konsultim me Prokurorin e shtetit rasti nga Vrasje në tentativë është ri kualifikuar në Vrasje të rëndë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga sektori rajonal i hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë