Vdes bashkëshortja e Shemit të grupit “Ilirët”

Periskopi.com Showbiz

I njohur si një nga romerët më të famshëm në vend, Shemi, iu kthye muzikës pas një pauze të gjatë.

Ai, njihet për këngën “Xhamadani vija, vija”, ndërkohë që së fundi ka qenë mjaftë aktiv në sjelljen e projekteve të reja muzikore, shkruan “Kosovarja”.

As dikur, e as tani, Shemi nuk ka preferuar të flasë për jetën private, duke e mbajtur shumë larg vëmendjes së publikut.

Këngëtari sapo ka bërë të ditur se ka humbur njeriun më të dashur, bashkëshorten.

Përmes një njoftimi në Facebook, Shemi, ka treguar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, shkruan “Kosovarja”.

Shpërndaje në: