Vdes Buba: E veja e Rrahman Morinës

Vdes Buba: E veja e Rrahman Morinës

Ka vdekur sot në Nish në moshën 75-vjeçare ish-ministrja Bratislava Buba Morina.

Mediat serbe shkruajnë se angazhimni i saj i parë ishte në SUP-in e atëhershëm të Nishit dhe më pas, duke u zhvendosur në Beograd, punoi në Këshillin Ekzekutiv Federal.

Në fillim të viteve të 80-ta, ajo u zhvendos në Prishtinë dhe punoi në Komitetin Krahinor të Kosovës. Në fillimet e shpërbërjes së ish-RSFJ-së, ajo ishte avokate sinqertë e mbijetesës së ish-Jugosllavisë, dhe pikëpamjet e saj i artikulonte përmes organizatës “Lëvizja e grave për ruajtjen e Jugosllavisë”.

Me ndezjen e konflikteve të luftës në territorin e ish-Jugosllavisë në fillim të viteve të 90-ta, Qeveria e Serbisë e emëroi atë Komisionere për Refugjatë të Republikës së Serbisë.

Morina punoi për t’u kujdesur për më shumë se 700 mijë persona të mërguar dhe të zhvendosur. Në Kosovë ajo ua kishte ndërtuar edhe banesa kolektive kolonëve serbë të zhvendosur nga Kroacia dhe Bosnja.

Më vonë ajo ka mbajtur postin e Ministres për përkujdesje familjare në Qeverinë e Republikës së Serbisë.

Gjatë luftës së vitit 1999, ajo ka mbajtur postin e Ministres Federale për Refugjatët dhe për zgjidhje të brendshme dhe gjatë asaj periudhe është angazhuar në mënyrë aktive në dërgimin e ndihmave humanitare në Serbi dhe RFJ.

Ajo pritet të varroset në Beograd, aty ku prehet edhe bashkëshorti i saj, Rrahman Morina.

 

Shpërndaje në: