Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Sot në mëngjes ka vdekur edhe një person i prekur me virusin korona.

IndeksOnline nga burimet brenda QKUK-së ka mësuar se personi i vdekur është një 63- vjeçar nga Podujeva.

Viktima kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, mirëpo deri para një jave gjendja e tij ishte stabile.

Ai në Klinikën Infektive ishte shtruar, më 6 korrik.

Me këtë rast, numri i të vdekurve në Kosovë ka shkuar në 103

Shpërndaje në: