Vdes gruaja që u godit nga një veturë në Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Një 70-vjeçare ka vdekur u godit nga një veturë sonte rreth orës 17:15 në fshatin Zhabarë të Mitrovicës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me fatalitet Sonte rreth orës 17:15, në rrugën rajonale Mitrovicë – Zubin Potok, gjegjësisht në fshatin Zhabarë të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Nga hetimet fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 70 vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.

Policia njoftoi se i dyshuari, ngasësi i veturës është arrestuar ndërsa janë duke u vazhduar procedurat e mëtejme.