Vdes infermierja 31 vjeçare nga Drenasi

Vdes infermierja 31 vjeçare nga Drenasi

Në moshën 31 vjeçare ka vdekur infermierja Doruntina Thaqi-Morina nga Drenasi.

Kështu ka bërë të ditur Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një telegrami ngushëllimi.

Nga kjo odë kanë thënë se vdekja e parakohshme e infermieres ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë.

Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:

Telegram ngushëllimi

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të infermieres Doruntina Thaqi-Morina, nga Drenasi e cila vdiq në moshën 31 vjeçare.

Vdekja e parakohshme e Doruntina Thaqi – Morina ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë, andaj ajo do të kujtohet si një person me vyrtyte të larta njerëzore.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.

Shpërndaje në: