Vdes ish-boksieri i njohur kosovar

Periskopi.com Sporti

Ish-boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, Muharrem Gjocaj, ka dhënë një lajm të hidhur për sportin kosovar.

Ai ka konfirmuar se ka ndërruar jetë ish-boksierit Muhamet Ferizaj.

“Me një pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikut tim Muhamet Ferizaj.

Ne emrin tim dhe në emër të Klubit Boksit Amator Profi Peja ju shpreh ngushëllime familjarëve, miqve, shokëve dhe gjithë atyre që e njohën nga afër. Me Muhametin kem kaluar shumë kohë së bashku, ku si dy boksier i kaluam shumë sfida.

Muhameti ishte boksier i klubit Boksit Peja të viteve 80-ta, ku çdoherë në ring tregoj rezultate të shkëlqyeshme. Do ta kujtojmë gjithmonë si një shok, koleg dhe njeri të mirë ashtu siç ishte, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës miku im”, ka shkruar Gjocaj.