Vdes ish-mbrojtësi francez, 40 vjet pasi ra në koma si rezultat i një gabimi të tmerrshëm të mjekut

Vdes ish-mbrojtësi francez, 40 vjet pasi ra në koma si rezultat i një gabimi të tmerrshëm të mjekut

Ish-mbrojtësi i Francës, Jean-Pierre Adams ka vdekur në moshën 73-vjeçare, gati 40 vjet pasi ra në koma si rezultat i një gabimi mjekësor, kanë njoftuar ish-klubet e tij, PSG dhe Nimes, të hënën.

Më 1982, Adamsit iu dha një dozë gati fatale e anestezionit, para një operimi rutinor në gju, gjë që i shkaktoi dëmtime në tru, transmeton Periskopi.

Adams bëri 22 paraqitje për Francën në vitet e 70-ta.

Që prej aksidentit, për Adamsin është përkujdesur gruaja e tij, Bernadette.

Siç raportohet nga ‘Blizzard’, një problem në gju që e pësoi Adams në një kurs trajnimi, bëri që Adams të ketë nevojë për operim.

Bernadette kishte thënë më 2007: ”Jean-Pierre ndjen, nuhatë, dëgjon, kërcen kur qeni lehë. Por nuk mund të shoh.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: