Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit, Mehmet Përvetica

Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit, Mehmet Përvetica

Sot ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit, Mehmet Përvetica.

Në njoftim thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet me datë 18.10.2020 në varrezat e Përveticëve në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës.

Përvetica ishte një ndër luftëtarët e dalluar të njësitit U42 në kuadër të Brigadës 151“ Zahir Pajaziti“ në Zonën Operative të Llapit.

Njoftimi: 

Ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit, Mehmet Përvetica

Sot, më datë 17.10.2020 ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së Mehmet (Beqir) Përvetica nga Podujeva, i lindur më 02.07.1975.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datë: 18.10.2020 (e Dielë) në ora 16:00 në varrezat e Përveticëve në fshatin Llapashticë të Epërme të Podujevës.

Mehmeti ishte një ndër luftëtarët e dalluar të njësitit U42 në kuadër të Brigadës 151“ Zahir Pajaziti“ në Zonën Operative të Llapit.

Shpërndaje në: