Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Shasivar Ajazaj

Periskopi.com Lajme

Zafir Berisha, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook , ka bërë të ditur se ka vdekur bashkëluftëtari i tijnë UÇK, Shasivar Ajazaj.

Berisha ka thënë se Ajazaj ishte një model i ushtarit të vendosur i cili përkundër plagëve të marrura në betejën e Buçes, nuk ju nda luftës për liri .

“Të qoftë i leht dheu i Kosovës miku ynë” shkruan Berisha në telgramin e tij të ngushëllimit.

Njoftimi i plotë:

Sot familja Ajazaj nga Zhuri humbi një familjar shembullorë, ne humbëm një bashkëluftëtar, ndërsa Kosova humbi një ushtar besnik të liris!

Shasivar Ajazaj në vitin 1998 ju bashku luftës për liri të UÇK-së në Br 125 të ZOP dhe ishte një model i ushtarit të vendosur i cili përkundër plagëve të marrura në betejën e Buçes (28.07.1998) me armikun serbos-sllavë, nuk ju nda luftës për liri dhe vazhdoj deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës!

Të qoftë i leht dheu i Kosovës miku ynë.Zafa