Vdes ish-ushtari i UÇK-së, shkruan ish-komandanti i Koshares: Vlerat tua do t’i kujtojmë me krenari

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, shkruan ish-komandanti i Koshares: Vlerat tua do t’i kujtojmë me krenari

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isuf Qetaj nga fshati Trubohovc i Komunës së Istogut ka vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.

“Me pikëllim të madh dhe i rëndë lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit tonë Isuf Qetaj. Shpreh ngushëllimet me të sinqerta për familjen, farefisin dhe bashkëluftëtarët e Koshares. Vlerat tua do ti kujtojmë me krenari. Shpirti yt pushoftë në paqe Isuf!”, ka shkruar Berisha.

Shpërndaje në: