Vdes legjenda e Hollywoodit

Vdes legjenda e Hollywoodit

Sidney Poitier, i pari zezak që ka arritur të fitojë Oscarin në kategorinë aktori më i mirë, ka vdekur në moshën 94 vjeçare.

Vdekja e yllit të Hollywoodit u konfirmua për BBC-në nga zyra e Fred Mitchell, ministrit të punëve të Jashtme të Bahameve.

Poitier ishte një aktor mbresëlënës por edhe një humanist i shquar dhe diplomat.

Ai e kishte fituar çmimin e aktorit më të mirë për Zambakët në Fushë, një film i prodhuar më 1963.

Aktori ishte rregullisht në filma të njohur hollywoodi në kohën e segregacionit racor në ShBA. /Periskopi

Shpërndaje në: