Vdes legjenda kinematografike e Francës

Vdes legjenda kinematografike e Francës

Aktori francez, Jean-Paul Belmondo, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e Belmondo e ka konfirmuar avokati i tij, për AFP, përcjell Periskopi.

Belmondon ishte një nga yjet më të mëdhenj që doli në vitet e 60’, me valën e re dhe ishte një nga aktorët më të famshëm francez në vitet  e 60’, 70’ dhe 80’.

Ai më së shumti njihej për rolin e tij në ‘Breathless’ të Jean-Luc Godard, dhe filmin aksion ‘That Man From Rio’.

Karriera e tij filloi në vitin 1953. Ai sot ka ndërruar jetë, në moshën 88 vjeçare. /Periskopi/

Shpërndaje në: