Vdes legjenda kroate, ish-trajneri i Prishtinës, Çiro Bllazheviq

Vdes legjenda kroate, ish-trajneri i Prishtinës, Çiro Bllazheviq

Ka vdekur ish-futbollisti dhe trajneri i njohur kroat, Miroslav Çiro Bllazheviq. Ai ishte edhe trajner i Prishtinës në vitin 1986, në kohën kur tani klubi i kryeqytetit të Kosovës luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë.

Bllazheviq luftoi me kancerin për shumë vite. Ai u diagnostikua për herë të parë me këtë sëmundje në vitin 2011. Legjendari Çiro e mundi dy herë kancerin, por dështoi herën e tretë, raportojnë mediat kroate.

Ai vdiq një ditë para ditëlindjes së tij të 89-të.

Çiro Bllazheviq luajti për ekipe si Dinamo e Zagrebit, Lokomotiva, Sarajeva, Rijeka e Sioni.

Karrierën e trajnerit e ka nisur në Vevej, ka drejtuar edhe Sionin në Zvicër, Rijekën, Dinamo Zagrebin e Grasshoperin. Ai ishte edhe trajneri i Nantes e PAOK-ut.

Në vitin 1998, ai udhëhoqi Kroacinë drejt një medalje të madhe bronzi në Kampionatin Botëror në Francë.

Më vonë ai drejtoi Iranin, Osijekun, Hajdukun, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2009 ishte trajner i Bosnjë e Hercegovinës.

Shpërndaje në: