Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

Bob Dole, ish-kandidati republikan për president, ka vdekur në moshën 98-vjeçare.

Ish senatorit amerikan Bob Dole, ishte mik i Kosovës dhe njihet për punën e tij të palodhshme dhe rolin e tij në pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.

Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, busti i tij është vendosur në Prishtinë.

Përmes një video-mesazhi, senatori Dole ka shprehur mirënjohje për inaugurimin e bustit.

“Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën e para 30 vjetëve. Tridhjetë vjet kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t’u bërë edhe më të fortë”, ka thënë Dole.

 

Shpërndaje në: