Vdes muzikanti dhe kompozitori i famshëm Ennio Morricone

Periskopi.com Showbiz

Ka vdekur në moshën 91 vjeçare mjeshtri i muzikës së filmave western dhe fituesi i çmimit Oskar, Ennio Morricone.

Muzikanti me origjinë italiane që njihet më shumë për kompozimin e muzikës së  “The Good, the Bad and the Ugly”, mësohet se ndërroi jetë pas ndërlikimeve shëndetësore që pësoi pas një rrëzimi.

Funerali i Ennio Morricone do të mbahet privatisht, ne respekt “te ndjenjës se përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar jeten e tij”.

Familja e dha lajmin e trishte përmes mikut dhe avokatit të tyre Giorgio Assumma.

Shpërndaje në: