Vdes në moshën 32 vjeçare komediani i njohur

Vdes në moshën 32 vjeçare komediani i njohur

Komediani kanadez, Nick Nemeroff ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare, njoftoi familja e tij.

Ndërkohë, ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Nemeroff ishte bërë shumë i njohur në Kanada, pas pjesëmarrjes në Conan dhe në Just For Laughs.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e papritur të vëllait tonë të dashur Nick Nemeroff”, tha familja në deklaratë. “Përkushtimi i Nick për komedinë standup ishte i jashtëzakonshëm dhe dha rezultate të mahnitshme.”, thuhej më tej në deklaratë.

Shpërndaje në: