Vdes nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Vdes nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari, pas një sëmundjeje të rëndë sot në Republikën e Francës ku ishte për shërim, njofton FSK.

“Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil të FSK-së.

Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Shpërndaje në: