Vdes një 24-vjeçar shqiptar, pas një përleshje me thika në Hamburg

Vdes një 24-vjeçar shqiptar, pas një përleshje me thika në Hamburg

Një shqiptar ka mbetur i vdekur pas një përleshjeje që pati me një shtetas maqedonas në Hamburg të Maqedonisë, raporton gazeta gjermane Bild.de.

24-vjeçari me origjinë nga Shqipëria humbi jetën pasi u godit me thikë nga 36-vjeçari maqedonas.

Sipas policisë, ekipet emergjente u munduan ta shpëtojnë 24-vjeçarin, por ai vdiq në spital mbrëmjen e së enjtes.

Sipas informacioneve, shqiptari është përplasur të mërkurën me një 36-vjeçar maqedonas. Sipas raportimit të medias gjermane të dy djemtë njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë.

Ndërkaq të dy do të kishin përdorur mjetin prerës, thikë kundrejt njëri-tjetrit. Ndërsa 24-vjeçari humbi jetën, 36-vjeçari ka pësuar një prerje në kokë.

Një shoqërues 51-vjeçar i maqedonasit ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë. Ai shkoi vetë në spital dhe tani është jashtë rrezikut, thuhet në njoftim.

Në një kontroll u arrestuan fillimisht dy burra të moshës 45 dhe 59 vjeç si pjesëmarrës të mundshëm, por më pas janë liruar nga paraburgimi.

Shpërndaje në: