Vdes një burrë në Kamenicë, Policia nis hetimet

Vdes një burrë në Kamenicë, Policia nis hetimet

Një burrë raportohet se është dërguar i lënduar në QKUK, pasi ishte lënduar derisa ishte duke prerë drurë.

Viktima pas dërgimit në QKUK ka vdekur, ndërsa rasti nga Policia e Kosovës po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjyrshevc të Kamenicës, dje rreth orës 13:50.

“Raportohet se viktima mashkull  kosovar për deri sa ishte duke prerë dru në pyll është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Shpërndaje në: