Vdes një person në Malishevë, policia nis hetimet

Vdes një person në Malishevë, policia nis hetimet

Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë është raportuar se ka vdekur një person.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“Nga QKMF është raportuar se një person mashkull kosovar ka ndërruar jetë, i njëjti ishte me sëmundje kronike. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në: