Vdes një person në Rahovec, e zuri traktori

Vdes një person në Rahovec, e zuri traktori

Gjatë ditës së sotme rreth orës 16:00 ka ndërruar jetë një person në Rahovec. I njëjti kishte qenë duke servisuar traktorin në oborrin e tij, por që gjatë punës traktori ka lëvizë, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore.

I njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore nga QKMF në Rahovec e më pas është dërguar për në Emergjencën e Spitalit Rajonal te Gjakovës.

Pasi gjendja e viktimës ishte duke u keqësuar ai është transportuar në drejtim të QKUK-së në Prishtinë.

Rrugës për në Prishtinë, ai ka ndërruar jetë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot me datë 30.03.2022 rreth orës 16:00 nga QKMF-e Rahovec, Stacioni policor-Rahovec është njoftuar se një person ka kërkuar ndihme mjekësore.

Rastit i është pergjigjur patrulla policore dhe kane kuptuar se viktima e lartcekur eshte sjelle ne emergjence me lëndime serioze.

Pas marrjes se ndihmës se pare viktima me autoambulance eshte dërguar për ne emergjencën e spitalit rajonal te Gjakovës, pasi gjendja e viktimës ishte duke u keqësuar me autoambulance viktima eshte transportuar ne drejtim te QKUK-se Prishtine.

Rrugës për ne Prishtine viktima ka vdekë.

Ne vendin e ngjarjes kane dale policia dhe eshte kuptuar se i ndjeri ishte duke e servisuar traktorin ne oborrin e ti, dhe gjate punës traktori ka lëvizë, ne konsultim me prokurorin pas intervistimit te familjareve kufoma iu kthehet familjareve per kryerhen e ceremonise se vorrimit“, ka bërë të ditur Gjurkaj.

Shpërndaje në: