Vdes një person në Shtime, doli jashtë rrugës me veturë

Vdes një person në Shtime, doli jashtë rrugës me veturë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 17: 25 në fshatin Petrovë të Shtimes.

Policia ka njoftuar se derisa një person ka qene duke e ngarë veturën, dyshohet se ka dalë jashtë rrugës.

Për motivet se si erdhi deri tek aksidenti e më pas vdekja, policia është duke e pritur një raport të detajuar të mjekësisë ligjore.

“Është raportuar se një mashkull  kosovar deri sa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, ka dalë jashtë rruge, si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Për detaje të tjera pritet raporti i mjekësisë ligjore”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Shpërndaje në: