Vdes një person nga koronavirusi në Klinikën Infektive në QKUK

Vdes një person nga koronavirusi në Klinikën Infektive në QKUK

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur në Klinikën Infektive.

Pacienti është me origjinë nga Vushtrria. 71-vjeçari përveç infektimit me koronavirus kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Pacienti ishte pranuar në Klinikën Infektive më 10.05.220.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë:

Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosoves njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtria.

Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020  dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.​

Shpërndaje në: