Vdes për shkak të Covid-19 miku i madh i Kosovës, Colin Powell

Periskopi.com Lajme

Colin Powell, sekretari i parë zezak i shtetit në ShBA që ndihmoi në formësimin e politikës së jashtme të vendit mik të Kosovës ka vdekur pas komplikimeve nga Covid-19, ka njoftuar familja e tij në Facebook.

Powell ishte 84 vjeçar dhe njihet si një ndër miqtë e mëdhenj të popullit të Kosovës.

“Gjeneral Colin L. Powell, ish Sekretari Amerikan i Shtetit, ndërroi jetë këtë mëngjes shkaku i komplikimeve nga Covid-19,” shkruajti familja Powell, njofton Periskopi.

Ai kishte qenë plotësisht i vaksinuar. /Periskopi