Vdes themeluesi i Fox News
Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë Roger Ailes, njeriu i cili shndërroi Fox Neës në një qendër energjie.
Vdekja e Roger Ailes u njoftua nga familja e tij derisa nuk kanë dhënë detaje rreth informacioneve për shkakun e vdekjes, njofton Klan Kosova.
”Jam thellësisht e trishtuar dhe zemërthyer të njoftoj se burri im, Roger Ailes, ka vdekur këtë mëngjes”
“Roger ishte një burrë i dashur për mua, për djalin e tij Zachary, dhe një mik besnik për shumë. Ai ishte gjithashtu një patriot, thellësisht mirënjohës për të jetuar në një vend që i dha atij aq shumë mundësi për të punuar shumë’’ përfundoi bashkëshortja e Roger, Elizabeth, njofton Klan Kosova.



