Vdes tragjikisht një pjesëtar i Policisë së Kosovës

Vdes tragjikisht një pjesëtar i Policisë së Kosovës

Ka vdekur zyrtari policor që ishte aksidentuar me traktor me datën 20 gusht.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me daten 20.08.2019 rreth ores 13:30, kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne fshatin Rimanishte te Prishtines. Ne kete aksident viktima mashkull A.A 51 vjec, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetëaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, nga ku sot rreth ores 18:00 jemi njoftuar se viktima ka nderruar jete. Trupi i viktimes eshte derguar per oduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore”, u shpreh Ahmeti.

Për këtë rast tragjik ka shkruar edhe Ambasadori i Kosovës në EBA, Avni Arifi.

“Humbje e rëndë dhe e vështirë vdekja tragjike e Adil Arifit nga Rimanishta. Të gjithë ata që e njohën Adilin do ta kujtojnë si një puntorë të jashtëzakonshëm, njeri të urtë dhe si një polic të përkushtuar. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës e familjes, kusherinjve e miqve ngushëllime të sinqerta”, ka thënë Arifi.

Shpërndaje në: