Vdes veterani i UÇK-së nga Mitrovica

Periskopi.com Lajme

Shaban Ibishi ish ushtar i UÇK-së ka ndërruar jetë.

Njoftimin e ka bërë Shoqata e dalë nga lufta në Mitrovicë.

Sipas kësaj shoqate, Ibishi ishte që nga fillimi deri në fund të luftës ushtar në brigadën, 141, “Mehë Uka”.

Njoftimi i plotë:

Sot ka ndërruar jetë veterani i Luftës së UÇK-së, Shaban Ibishi.

I ndjeri ishte ushtarë i UÇK-së, në Brigadën, 141, “Mehë Uka”, qysh prej fillimit të luftës deri në përfundim.
Ne jemi shumë falënderuese, mirënjohës për kontributin, sakrificën e dhënë gjatë kohës kur ishte më se e nevojshme.
Varrimi bëhet sot në varrezat e të merituarve në Shipol të Mitrovicës me ceremoni ushtarake të FSK-SË në ora 16:40.
Kryetari i OVL -UÇK-së
Degnë në Mitrovicë
z. Rafet Ibishi
Ngushëllime familjes e bashkëluftëtarëve të UÇK-së.